Zaev: Në njëqind ditët e para, fjala e dhënë u bë përfitim konkret

Kemi pesë kritere të rëndësishme, na kanë udhëhequr pesë parime të rëndësishme: t’ua kthejmë paratë qytetarëve, të sigurojmë zhvillim ekonomik për jetë më të mirë, t’i bëjmë institucionet në shërbim të qytetarëve, në të gjitha vendimet tona qytetarët të njohin një qeveri të hapur dhe reformuese dhe ta promovojnë vendin tonë Maqedoninë si mik i fqinjëve, e cila fuqishëm hapëron në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp me rastin e njëqind ditëve të kaluara nga formimi i Qeverisë.

“Fjala tani është realitet. Fjala e dhënë u shndërrua në përfitim konkret. Kjo Qeveri është qeveri e qytetarëve dhe e interesave të tyre. I njohim ato interesa dhe krijojmë zgjidhje më të mira për ta. Zgjidhjet edhe më shumë bëhen realitet, të shndërruara në masa për të mirën e qytetarëve të cilët në të njëjtën kohë janë inspirim për ndërmarrje të reja”, theksoi kryeministri Zaev në raport.

Ai u shpreh në faktin se para njëqind ditëve filloi aksioni për kthimin e parave te qytetarët dhe theksoi se kjo Qeveri që në fillim është përballur me sfidën e madhe për të bërë ribalans të Buxhetit, në krijimin e të cilit, siç tha, ajo nuk ka marrë pjesë.

“Detyra jonë ishte t’i locojmë shpenzimet joproduktive dhe të gjejmë mënyra që paratë t’i orientojmë ndaj qytetarëve dhe kompanive. Kjo Qeveri ka për qëllim të sillet në mënyrë ekonomike me paratë e qytetarëve. Vetëm me shkurtimin e buxhetit të kryeministrit, kemi siguruar 420 milionë denarë. Kemi siguruar një miliardë e 245 milionë denarë shtesë në Fondin e FSPS që të sigurohet pagesë pa pengesa e pensioneve dhe shpenzimeve të shtyllës së dytë të pensionit dhe edhe 200 milionë denarë”, tha kryeministri Zaev në fjalimin me rastin “Njëqind ditë Qeveri”.