Krushevë, 11 tetor 2017 (MIA) – Zhvillim në infrastrukturë, mbajtjen e të rinjve, përkrahje për zejtarët dhe lidhjen me fshatrat, paralajmëroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev nga tubimi i sotëm parazgjedhor më Krushevë. Zaev edhe para banorëve të Krushevës premtoi se do të ketë drejtësi në Maqedoni. “Vetëm me politikanë të ndershëm, të bashkuar, unanimë, Maqedonia do të shkojë përpara. Do të ndërtojmë një Krushevë evropiane në një Maqedoni evropiane”, tha Zaev. Sipas tij regjimi përfundon edhe në Krushevë, edhe këtu do të ketë jetë për të gjithë. Ai i bëri thirrje të rinjve që të qëndrojnë në qytet, sepse, siç tha do të ketë të ardhme përmes garancisë rinore për shkollim dhe për vende të reja të punës. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot pati takime edhe me banorët e Dollnenit, Krivogashtanit, Debreshtës dhe Lazhanit. Ai i tha banorëve se me politikë të ndershme në Maqedoni ka para për çdo gjë duke përmendur, ujitje, sigurimin e ujit të pijshëm, subvencione, shkolla dhe salla të reja sportive….