Shkup, 20 tetor – Ujësjellës dhe ujë të pastër të pijshëm, kopsht i ri, rrugë të asfaltuara…, premtoi dje kryetari i LSDM-së Zoran Zaev para banorëve të fshatit Lubeten, në qoftë se zgjidhet kandidati për kryetar të komunës Butel nga koalicioni “Për jetë në Maqedoni” Velimir Smilevski. “Atë që e punojmë së bashkë është e vlefshme, le ta vazhdojmë më 29 nëntor. Maqedonia është e bashkuar si asnjëherë deri tani, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë…. vetëm së bashku mundemi përpara dhe vetëm të bashkuar do t’i zgjidhim problemet. Do të ketë jetë edhe në Butel dhe në gjithë Maqedoninë”, porositi Zaev në takimin me qytetarët.Derisa bota zhvillohet, tha Zaev, zhvillohet internet komunikimi, hapen mundësi, hapen vende pune, ndërsa në disa pjesë të Maqedonisë, si në Lubeten, ende po shkelet në baltë. “Do t’i asfaltojmë rrugët nëpër fshat, deri te sokaku i fundit. Deri në fund të vitit 2018, problemet më të rëndësishme për banorët këtu do t’i zgjidhim. Do t’i zhvillojmë fshatrat. Do të na ecin edhe qytetet përpara, nëse ka jetë në fshatra”, theksoi Zaev.