Shkup, 18 maj – Mbajtja e zgjedhjeve është e rëndësishme para së gjithash për shëndetin e qytetarëve, për ekonominë, për institucionet demokratike dhe prandaj është e vlefshme që të investojmë energji si njerëz të pjekur dhe të përgjegjës për të arritur marrëveshje. Në kushte kur edhe pas takimit të dytë të liderëve nuk erdhëm drejt zgjidhjes, mbetet të shkojmë në zgjedhje sipas afateve të cilat janë të përcaktuara, gjegjësisht pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj zgjedhjet të mbahen në afatin e paraparë prej 22 ditëve – më 21 qershor, theksoi sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për Televizionin Kanal 5.
Ai theksoi se duhet të ndiqen dhe respektohen zgjidhjet ligjore me të cilat është paraparë që zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha. Ne jemi demokraci parlamentare dhe Kuvendi duhet të funksionojë dhe të ketë Qeveri politike e cila do të marrë vendime të guximshme. Në rrethana të tilla kur nuk kemi marrëveshje, mbeten terminet, gjegjësisht 22 ditë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme të mbahen zgjedhjet. Gjendja e jashtëzakonshme përfundon më 30 maj, më 21 qershor janë zgjedhjet. Çështja nuk është çfarë dëshirojmë, kur nuk ka marrëveshje në çdo vend mbetet Ligji dhe qeverisja e së drejtës. Patjetër të respektohen ligjet, ndërsa ligji thotë se zgjedhjet janë më 21 qershor. Mund të anulohen nëse shtyhet gjendja e jashtëzakonshme, por për t’u vazhduar ajo duhet pasur argument serioz. Zgjedhjet duhet të mbahen sipas afateve ligjore”, theksoi Zaev.
Zaev theksoi se VMRO-DPMNE është e frikësuar nga qytetarët dhe se po i shmangen përballjes në zgjedhje, pasi janë të vetëdijshëm për rejtingun e ulët, por kjo nuk guxon të jetë arsye shteti të mbetet pa institucione me legjitimitet të plotë.
“Kjo nuk është arsye që ta ngujojmë shtetin. Duhet të veprojmë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve dhe shtetit. Ne fillimisht jemi dakorduar të shkojmë në zgjedhje më 12 prill, të cilat i anuluam për shkak të pikut të koronavirusit. Zgjedhjet tashmë janë shpallur, Parlamenti është i shpërndarë, listat e kandidatëve janë shtuar dhe pranuar, pati edhe short për numrat në fletëvotim… Sipas nesh opozita nuk është e gatshme dhe ka frikë për zgjedhje, pasi numrat e rejtingjeve e dëshmojnë atë. E kanë të qartë se do të fitojmë me dallim të bukur, por kjo nuk është arsye ta bllokojmë shtetin, të mbetet pa institucione, ndërsa do të jenë të nevojshme për shkak të shëndetit të qytetarëve dhe për shkak ekonomisë dhe demokracisë”, konstatoi Zaev.
Ai vlerëson se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar t’i zbatojë zgjedhjet në afatet që i parasheh Dekreti me fuqi ligjore, që ishte sjellë pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe zgjedhjet u anuluan.
“KSHZ është trup ekzekutiv. Afatet e shpallura i merr nga kryetari i Kuvendit i cili i shpall zgjedhjet dhe ata veprojnë sipas këtyre afateve. Teoritikisht kemi afate për zgjedhje të cilat duhet të mbahen edhe për 40 ditë dhe kemi mbajtur zgjedhje në këto afate dhe zgjedhjet ishin të suksesshme. Afatet janë të qarta, kryetari i Kuvendit nuk mund të shpallë zgjedhje të reja, mbetet afati i caktuar me afatet zgjedhore të cilat janë ngrirë për shkak të krizës shëndetësore. Moszbatimi i vendimit sjellë edhe përgjegjësi, vlerësoi Zaev dhe shtoi se Kodi zgjedhor në pjesën e azhurnimit të Listës zgjedhore është i qartë dhe parasheh se kur të përfundojë ekspertiza publike MPB është e obliguar të dorëzojë listë të votuesve me të drejtë vote bashkë me 21 qershorin.