Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare ekonomike “Konferenca ekonomike e Malit të Zi 2017 – Sfida në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, që po mbahet në Budvë, Mal të Zi. Ai e kryeson delegacionin e Maqedonisë, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Bekteshi dhe Renata Deskoska.
Siaps agjendës, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë sot do të ketë fjalim në panel diskutimin me temë “Rajoni pas katër viteve nga Procesi i Berlinit” dhe do të ketë takim pune me nënkryetarin e BERZH-it, Pier Hajbron. Për nesër është paraparë që kryeministri Zaev të ketë disa takime bilaterale.