Zaev në Koçan: Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve

Shkup, 12 korrik – Komuna e Koçanit në mënyrë më të mirë e shfrytëzon mbështetjen financiare të Qeverisë për mbulimin e borxheve që i ka lënë në trashëgimi  vetëqeverisja lokale paraprake, është konstatuar sot në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me kryetarin e Komunës së Koçanit Nikollço Ilijev, me kryesuesin e Këshillit të Komunës Tome Solevski dhe me Aleksandar Kirov, drejtor i Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, bashkërisht është potencuar se kjo ka mundësuar që buxheti i Komunës të drejtohet për realizimin e projekteve për të cilat qytetarët në zgjedhjet lokale kanë treguar se janë me interes të veçantë.

“Takimet janë realizuar drejtpërdrejt pas hapjes së stacionit të filtrimit në Komunën e Koçanit që ishte nxitje për bisedime për projektet e ardhshme kapitale me interes për komunën dhe për qytetarët, dhe për pjesëmarrjen e pushtetit qendror dhe fondeve ndërkombëtare në mbështetje të realizimit të këtyre projekteve”, qëndron në kumtesë.(koha.mk)