Tetovë, 26 tetor – Së bashku, jemi më të bashkuar. Koncepti është një shoqëri për të gjithë. Vetëm të bashku mund t’i zgjidhim problemet, tha sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin me qytetarët në fshatin Shemshovë, komuna e Jegunovcës. Ai theksoi se në shekullin 21 duhet të ketë ujë të pastër, të zgjidhet problemi me gropat septike afër bunarëve, fëmijët të mos shkelin në baltë dhe të sëmuren dhe se këto probleme do të zgjidhen. “Në rajon duhet ta ndërlidhim komunën e Jeginovcës, që të ketë investues dhe të ketë zhvillim.Qëllim përfundimtar i kemi vendet e punës, posaçërisht për të rinjtë. Këtu një pjesë e madhe e qytetarëve jetojnë nga bujqësia, subvencionet do të shkojnë te bujqit e vërtetë. Intervenuam ta shpëtojmë Jugohromin, do të ketë edhe filtra dhe në pranverë të punësuarit do të kthehen në punë, kjo bëhet me politikë të kujdesit për të gjithë qytetarët”, tha kryetari Zaev. Kërkojmë mbështetje, theksoi për Darko Bllazhevskin nga të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike. Ai do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve. Zaev theksoi se vendi ka perspektivë, do të punohet ndershëm dhe do të jepen rezultate. “Të dielën më 29 nëntor të gjithë të rrethojmë 19 për jetë në Jegunovcë si në tërë Maqedoninë”, tha lideri i LSDM-së në takimin me qytetarët e Jegunovcës. Për mbështetjen e kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit për kryetar komune të Jegunovcës, Bllazhevski, në emër të BDI-së bëri thirrje edhe Abdilaqim Ademi.