Zaev në hapjen e Asamblesë të Përgjithshme të KB-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të marrë pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit mbahet për të 72-tën herë. Siç informoi pres shërbimi qeveritar, Zaev dhe anëtarët e delegacionit qeveritar do të jenë mysafirë të shumë solemniteteve me rastin e hapjes së sesionit vjetor të asamblesë së përgjithshme të KB-së, dhe do të kenë shumë takime pune dhe protokolare me shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe me shefat e diplomacive të më shumë vendeve.

Kryeministri i Maqedonisë do të ketë takim bilateral me kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, do të marrë pjesë në pritjen në organizim të kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, me nënkryetarin e parë të Komisionit Evropian, Frans Timermans dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politkë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe do të realizojë takim me ata.  Kryeministri Zaev sot në Nju-Jork do të marrë pjesë edhe në pritjen, të cilën e organizon presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.

Sipas agjendës, kryeministri i Maqedonisë do të ketë fjalim të vetin në sesionin “Partneriteti i hapur qeveritar”, ndërsa do të marrë pjesë edhe në panelet tematike “Marrëveshje globale për ambientin e jetesës” dhe “Reformat në Këshillin për të drejtat e njeriut”, me të cilat kryesojnë presidenti i Francës Emanuel Makron, nënpresidenti i SHBA-së, Majkël Pens, ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson dhe ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders.