Zaev në FB: E pamë vendin tonë në hartën e anëtareve të NATO-s

Shkup, 29 qershor – Kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar:”E pamë vendin tonë në hartën e vendeve anëtare të NATO-s. Vendi i 30-të është për Maqedoninë. Direku i 30-të është për flamurin e Maqedonisë.”

Ai pas takimit dhe pres konferencës së përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel publikoi fotografi në të cilën së bashku me Stoltenbergun shikojnë në hartën e vendeve anëtare të NATO-s.

“Presim që liderët e vendeve anëtare të NATO-s në Samitin më 11 dhe 12 korrik t’ju ftojnë që të filloni bisedimet për inkuadrim”, theksoi Stoltenberg në pres konferencën me Zaevin në Bruksel.

Stoltenbergu e përshëndeti marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë duke e vlerësuar si një arritje shumë të madhe dhe shembull për vendet e tjera në rajon.