Zaev në Ditën e NATO-s: Jemi të vendosur në qëllimin të bëhemi anëtarja e 30-të e Aleancës

28

Shkup, 4 prill – Vendi i Republikës së Maqedonisë është në NATO. Ne jemi të vendosur në qëllimin të bëhemi anëtarja e 30-të e ardhshme e Aleancës. Vlerësoni përpjekjet tona dhe na ndihmoni ta marrin vendin e merituar – anëtare e plotfuqishme e NATO-s, krah për krahu   me ju edhe në tryezën e Aleancës, ku takojmë, si shtet dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë, porositi kryeministri Zaev në fjalimin përshëndetës në Ditën e NATO-s që e organizoi zyra e NATO-s në Shkup.

Ai theksoi se me pritjen shumë e gjatë para dyerve të Aleancës paraqiten pasoja të padëshirueshme për të gjithë partnerët, pavarësisht nëse janë shtete anëtare të NATO-s apo jo.

“Për këtë arsye politika e dyerve të hapura të Aleancës është rruga e vërtetë për konsolidim të paqes dhe stabilitetit në mbarë rajonin. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, fuqimisht është e përcaktuar për reforma efikase të vendit, për vlera demokratike, për sundimin e të drejtës, për respektimin e të drejtave të njeriut, për institucione funksionale në shërbim të qytetarëve. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesin qëllimet tona strategjike në NATO dhe BE. Ndërtojmë frymë të re të politikave inkluzive që çojnë drejt zgjidhjeve, e jo drejt problemeve”, porositi Zaev.

Theksoi se vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoni në janar të këtij viti, dha nxitje të fuqishme për aspiratat tona për në NATO.

“Pas inkurajimit të tij në mënyrë edhe më energjike jemi angazhuar në proceset reformuese dhe në zgjidhjen e problemeve dypalëshe. Maqedonia dhe NATO-ja janë partnerë të afërt tashmë 22 vjet. Ky partneritet kaloi shumë teste. ky partneritet e tregoi aftësinë e Maqedonisë dhe NATO-s të përshtaten në sfida të ndryshme, madje edhe në situata jashtëzakonisht të vështira”, theksoi Zaev.

Përkujtoi se Maqedonia e jep kontributin në NATO që nga viti 2002. “Treguam se jemi partner me vlerë dhe lojal. Në misionin paqeruajtës në Afganistan jemi vendi i katërt për kokë banori.  Sigurojmë mbështetje logjistike për KFOR-in në Kosovë. Aktivisht jemi të përfshirë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Mbesim të përkushtuar edhe në të ardhmen. Do ta rrisim pjesëmarrjen tonë në misionin paqeruajtës në Afganistan për 20 për qind, ndërsa çdo vit do ta rrisim buxhetin për Armatën për 0,2 për qind nga BPV”, theksoi Zaev.

Si kryeministër i Maqedonisë, shtoi, është radha të them se edhe NATO-ja parimisht dhe në mënyrë miqësore u përgjigj, përmes mbështetjes të proceseve domosdoshme demokratike në shtetin tonë, si dhe në të gjitha krizat dhe sfidat politike. bëjmë përpjekje për vendosjen e sërishme të Republikës së Maqedonisë si partner kredibil të miqve tanë ndërkombëtarë.

Shefi i zyrës së NATO-s në Republikën e Maqedonisë, kapitemi Gorazd Bartol porositi se qëllimet e NATO-s janë që të garantohet liria dhe siguria e vendeve anëtare, të promovohen vlerat demokratike, të ndërtohet besim dhe kushte për zhvillim, si dhe të zgjidhen problemet dhe të parandalohen konfliktet.

Në ditën e sotme para 69 viteve është formuar NATO-ja me nënshkrimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike në Uashington, me të cilën secili shtet anëtar është përkushtuar në përgjegjësitë e sigurisë kolektive.