Zaev: Ne, burrat, nuk guxojmë të jemi dëshmitarë të heshtur të dhunës ndaj grave dhe vajzave

34

Shkup, 15 janar – Zëri dhe fuqia e burrave duhet të kahëzohen drejt çrrënjosjes së dhunës familjare, shqetësimit seksual, dhunimit, martesave të detyrueshme dhe të gjitha formave të tjera të dhunës së bazuar gjinore, shkroi kryeministri, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Ne, burrat nuk guxojmë të jemi dëshmitarë të heshtur të dhunës ndaj grave dhe vajzave! Zëri dhe fuqia jonë duhet të kahëzohen drejt çrrënjosjes së dhunës familjare, shqetësimit seksual, dhunës, martesës së detyrueshme dhe të gjitha formave të tjera të dhunës së bazuar gjinore. Burrat duhet të bëjnë më tepër! Duhet ta dënojmë çdo dhunë gjithnjë derisa nuk zhvillojmë kulturë në të cilën dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Prandaj, si burrë, djalë, bashkëshort, baba, kolegë, them: #MenMustDoMore#MaжитеМораДаНаправатПовеќе!”, kumtoi kryeministri Zaev në FB.