Shkup, 21 shkurt – Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Klubin e deputetëve (13:30) do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilalla Kasami në kuadër të bisedimeve dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit rreth mundësisë për gjetjen e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Zaev dje duhej të takohej me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, por Sela e anuloi takimin në shenjë revolte për marrjen e ingerencave në arsim kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Zaev dje deklaroi se mbetet hapësirë për komunikim të mëtejme dhe siç tha, e kupton revoltën, por ligjet duhet të respektohen.
Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së pardje pati takim me liderët e “Alternativës”, Afrim Gashi dhe të PDSh-së, Menduh Thaçi, ndërsa një ditë më parë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Parimisht të gjithë kanë dhënë pëlqimin që të bëhet përpjekje që të gjendet kandidat i përbashkët për president të shtetit, i pranueshëm për qytetarët e të gjitha bashkësive etnike dhe shtresave shoqërore, person i cili do ta reflektojë idenë: një shoqëri për të gjithë.