Shkup, 5 korrik – Refugjatët nuk e kanë destinacion të fundit Maqedoninë, ata vetëm transitojnë përgjatë saj. As që ka kërkuar dikush, as Maqedonia planifikon të ndërtojë kampe të refugjatëve. Ajo është një gënjeshtër, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev.
Për fat të keq, sipas tij, dikush po e keqpërdor një informacion të tillë. Sipas Zaevit është e vërtetë se Maqedonia bashkë me vendet anëtare të BE-së vazhdon t’i koordinojë aksionet dhe është vendi i parë që pranon refugjatë nga Greqia, por edhe në momentet më kritike siç ishte më 2015 dhe 2016 i gjithë procesi menaxhohej bashkë me vendet e BE-së.
Qytetarët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoni, ka shtuar Zaev, “kanë të drejtë që konform konventave ndërkombëtare dhe ligjeve të kërkojnë azil”.
“Me këto veprime Qendra për përkujdesjen e qytetarëve nga bashkësia rome ka mundësinë dhe mekanizmat të menaxhojë procesin e përkujdesjes së atyre njerëzve derisa zhvillohet procedura për azil”, ka sqaruar kryeministri Zaev.