Shkup, 13 nëntor – Ndërtimi dhe zhvillimi i Shkupit duhet të vazhdojë në mënyrë të matur në marrëveshje me qytetarët, thotë kryeministri Zoran Zaev.
“Kemi bërë masakër për shkak se ndërtojmë. Ne do ta dëgjojmë zërin e qytetarëve. Rekomandimi im është që ndërtimi dhe zhvillimi i Shkupit duhet të vazhdojë në mënyrë të matur në marrëveshje me qytetarët përmes anketave publike, përmes debateve të ekspertëve, me gjelbërim brenda që të mundet kryeqyteti të zhvillohet në mënyrë moderne dhe të bukur ashtu siç e dëshirojnë shkupjanët”, ka deklaruar Zev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Ai tha se duhet të gjithë me vigjilencë të ndjekin, si edhe kryetarët e komunave të kenë kompetencë, para se gjithash në këshillat që i sjellin planet urbanistike, por edhe opinionin, fqinjët e lokacioneve, dhe të gjithë së bashku, siç tha ta ruajmë Shkupin, ta ruajmë mjedisin në të cilën jetojmë për arsye se ky është obligimi ynë. (koha.mk)