Zaev: Na ka ardhur në majë të hundës me ndasitë në Maqedoni

Shkup, 25 tetor- Jam i bindur në fitoren e komunës së Probishtipit. Duhet punën ta përfundojmë, që të mos kemi ndarje, të krijojmë të ardhme për të gjithë qytetarët, porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, mbrëmë, para banorëve të Zletovës, komuna Probishtip. “Jam i bindur se shumë njerëz e presin zgjatjen e dorës tonë. Qeverisja e re lokale, në krye me Dragan Anastasovin do të punon për të gjithë. Nuk do ti ndajmë njerëzit. Në majë të hundës na kanë ardhur ndasitë në Maqedoninë tonë. Vetëm politikanët që nuk janë në gjendje t’i zgjasin dorën popullit, t’i ndjejnë problemet bashkë me qytetarët, përhapin propagandë dhe ndarje në mes popullit tonë. Përfundojnë zgjedhjet, punojmë për të gjithë qytetarët. Fjalën e japim me heroizëm, nder, bujari dhe për atdhe, do punojmë në interes të të gjithë qytetarëve edhe të Zletovës edhe të komunës së Probishtipit dhe të gjithë Maqedonisë”, porositi kryetari Zaev.

Ai para banorëve të kësaj pjese të minierave paralajmëroi se po përgatitë rregullativë ligjore e cila do të siguron stazh të benificuar për minatorët. “Ky vend i jonë i mrekullueshëm i minierave meriton të ardhme të mirë. Dhe dua këtu nga Zletova të premtoj, le ta dinë minatorët, të cilët e bëjnë punën më të rëndë dhe më të rrezikshme, me Ministrinë për punë dhe politikë sociale po përgatisim ligjin e ri, do të ketë stazh të benificuar për minatorët, sepse atë e meritojnë’, tha kryetari i LSDM-së. Ai i ftoi qytetarët të dielën të dalin në votime, ta mbështesin kandidatin për kryetar të LSDM-së, Dragan Anastasov, që ndryshimet të ndodhin edhe në komunën e Probishtipit, në interes të të gjithë qytetarëve.

https://youtu.be/WLso-Cpm4WY