Shkup, 8 shkurt – Bisedoj me të gjitha partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, unë jam mik i mirë me të gjithë dhe besoj se do ta bëjmë më të mirën të mundshme. Nëse kemi program të përbashkët dhe pjesëmarrje të përbashkët, do të mund së bashku ta marrim nderin dhe përgjegjësinë për ta udhëhequr pushtetin në të ardhmen, ka thënë sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse do të propozojë koalicionin parazgjedhor të lëvizjes BESA, raporton KOHA.
Zaev sqaroi se së pari do t’i ndërmarrin të gjitha hapat të cilat janë të mira për shtetin, ndërsa menjëherë më pas vijojnë hapa në pikëpamje të koalicioneve me Lidhjen Socialdemokrate.
Sipas tij, mund të bëjnë koalicion me secilin, por me rëndësi është nëse qytetarët të njëjtën do ta njohin dhe vlerësojnë.
“Nuk mund të them asgjë, pasi që mendoj se mund të bëjmë koalicion me secilin, por qytetarët duhet të na thonë nëse e vlerësojnë, nëse është mirë, nëse ka lidhje programuese, nëse mund të dakordohemi për vlera programuese. Natyrisht, vijon periudhë e bisedimeve të cilat vijojnë me të gjithë partnerët tanë standard të koalicionit, normalisht bisedojmë edhe me partitë tjera politike të cilat deri më tani nuk kanë marrë pjesë së bashku me ne, ndërsa do të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë Zaev.
Ai shtoi se beson se do ta bëjë më të mirën të mundshme, sepse bashkëpunon me të gjithë subjektet politike. (koha.mk)