Shkup, 4 korrik – Maqedonia dhe Kina kanë bashkëpunim të shkëlqyer për çfarë dëshmi më e mirë është vendosja e marrëdhënieve diplomatike 25-vjeçare midis të dyja shteteve që shënohet sivjet.
Kjo është theksuar në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me delegacionin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, të udhëhequr nga ambasadorja Jin Lisjen.
Në këtë drejtim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është shprehur gatishmëri për implementimin e projekteve dypalëshe infrastrukturore në interes të Maqedonisë, si dhe dinamizim dhe intensifikim të marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe bashkëpunim në fushën e shërbimeve transportuese, arsimore dhe veprimtarisë shkencore.
Ambasadorja Lisjen ka theksuar se mbajtja e marrëdhënieve miqësore me fqinjët hap mundësi dhe perspektiva të reja për zgjerimin e bashkëpunimit me vendet e tjera, që do të ndihmojë për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Maqedonisë.
Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Lisjen kanë biseduar edhe për hollësitë për Samitin e shtatë të ardhshëm të shefave të qeverive të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe të RM-së të Kinës (Proces 16+1), që do të mbahet më 7 korrik të vitit 2018, në Sofje të Bullgarisë.