Shkup, 14 nëntor – Kryeministri i Republikës të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbrëmë realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Greqisë Kirjakos Micotakis, në margjinat e Samitit në Selanik, njofton KOHA.
Kryeministrat Zaev dhe Micotakis, së bashku me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Bojko Borisob janë ftuar në Samitin si folës në panelin e quajtur “Evropa Juglindore: Përparimi i bashkëpunimit dhe reformave.
“Në takimin me kryeministrin Micotakis, e cila kaloi në atmosferë miqësore dhe konstruktive, është biseduar për shumë çështje, mes të cilave edhe çështja e mbështetjes së Greqisë në periudhën e ardhshme që të përshpejtohet procesi i ardhshëm për fillim të negociatave të vendit tonë për anëtarësim në BE”, kumtoi mbrëmë Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin.
Të dy kryeministrat kanë shprehur pajtim se rrjedha pozitive e kësaj çështje me çka do të konfirmohet perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, do të jetë nga kontributi i madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe do të jetë nxitje plotësuese për marrëdhëniet ekonomike të cilat nga nënshkrim i Marrëveshjes së Prespës shënojnë trend të rritur.
Në bisedë është theksuar se ajo është nxitje e re për lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe del edhe nga fakti se Greqia është partneri i dytë më i madh tregtar i vendit tonë, vlera e së cilës në investimet e tërësishme në Maqedoninë e Veriut e vendos në vendin e lartë të tretë.
Të dy kryeministrat në takim e kanë konfirmuar përkushtimin e të dy vendeve për implementim të tërësishëm dhe të pandërprerë të obligimeve të të dy palëve të konfirmuara në Marrëveshjen e Prepsës. Si më të rëndësishme janë theksuar përpjekjet për progres të punëve në vendkalimet kufitare të cilat do të sjellin përfitime për të dy vendet, për lidhshmërinë e rajoneve, si dhe për mundësinë që vendkalimet e reja kufitare i hapin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Në takimin midis kryeministrave të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është theksuar se do të sigurohen kushte për punë më intensive të komisioneve të të dy vendeve të cilat punojnë në konfirmimin e masave tregtare.
Kryeministri i Republikës të Maqedonisë së Veriut Zaev në takim ka theksuar se pret që kryeministri Micotakis ta vizitojë vendin tonë që të vazhdojnë takimet të cilat i inkurajojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. (koha.mk)