Shkup, 26 mars – Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në TV duelin në Kanal 5 kërkoi nga kryetari i VMRO-DPMNE-së publikisht t’i dënojë ngjarjet në Kuvend të 27 prillit 2017, për çka ai tha se publikisht e dënon dhunën dhe dëshiron që kjo të mos ndodhë sërish, por shtoi se i dënon edhe aktgjykimet e pjesëmarrësve në këto ngjarje, njofton gazeta KOHA.
“Dhunën që ndodhi atë ditë e dënoj dhe dëshiroj që asnjëherë të mos ndodhë më. Gjithashtu e dënoj edhe aktin për dënime mbi dy shekuj për njerëz të cilët nuk kanë ushtruar dhunë atë ditë. Nga ana tjetër keni persona të kthyer nga vatrat, përfaqësues të Shtetit Islamik dhe marrin dënim tri herë më të vogël se Goran Angellov, Mitko Çavkov, Mitko Peshev dhe të tjerët”, u përgjigj Mickoski.
Zaev i bëri vërejtje Mickoskit se është duke i interpretuar aktgjykimet dhe theksoi se kjo nuk është e lejueshme për asnjë parti politike të mos e dënojë dhunën publikisht, që ndodhi në shtyllën e demokracisë së një vendi. (koha.mk)