Të pastrojmë me bastionin e fundit të shtetit të robëruar, kontrollimi i pronës së gjykatësve dhe prokurorëve të fillojë menjëherë, ka porositur lideri i LSDM, Zoran Zaev në tribunin e fundit sot nga karvani “Në rrugë të drejtë”.
Ai ftoi Antikorrupsionin, DHP, Policinë financiare, Regjistrin qendror, MPB menjëherë të fillojnë me kontrollimin e pronës, kapitalit, parave të gjykatësve dhe prokurorëve dhe familjeve të tyre.
“Edhe Këshilli Gjyqësor të kontrollojë punën e gjykatësve dhe tërësisht të kontrollojë profesionalizmin dhe azhurnimin e punëve të gjykatësve. Të na tregojnë se kush ndikon tek gjykatësit. Kush i mban lëndët nëpër sirtarë. Të na tregojë se pse për disa dekada lëndët janë ruajtur të përfunduara dhe kanë mbetur nëpër sirtare të ish kryetarit të Gjykatës së Apelit”, tha Zaev. (koha.mk)