Për negociatat dhe marrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë ka disa probleme teknike të cilët duhet të zgjidhen midis dy palëve. Sapo të mënjanohen këto menjëherë do të ndodhë biseda telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev.
“E dini unë që në fillim isha optimist, nuk do të doja të jap hollësi. Besoj se do ta gjejmë zgjidhen, por sapo të mënjanohen këto mundësi teknike menjëherë do të ndodhë biseda telefonike dhe besoj se në afatin më të shpejt të mundur mund të publikojmë se gjithë ajo që është dakorduar, si do ta procedonin më tej vetë procedurat, që të mbërrijmë në kohë para Këshillit Evropian për shkak se atëherë do të vendoset për marrje të datës për fillim të negociatave për Maqedoninë. Kështu, ditëve të ardhshme jemi maksimalisht të përkushtuar dhe fokusuar, bëhet fjalë për dakordim për nene nga marrëveshja, për hollësi të cilat janë të rëndësishme, për shkak se tani është koha që ato saktësisht të dakordohen”, tha Zaev dje i cili mori pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore të rrugës ekspres Shtip-Radovish.
Konfirmon se që të dyja palët kur do ta arrijnë marrëveshjen rreth emrit nënshkrimi i saj midis Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë në Prespë, ndërsa, siç thotë, kjo është dëshirë që nga Davosi.
“Unë jam i gatshëm për këtë bisedë, e di se edhe ai është i gatshëm, gjithsesi se për ne është e rëndësishme se si këtë do t’ia shpjegojmë opozitës tonë të Maqedonisë që të ketë arsye që ta ftojmë për të qenë së bashku me ne”, theksoi Zaev.
Më e rëndësishme është, shtoi, që t’u shpjegojmë qytetarëve të Maqedonisë, por gjithashtu paralelisht është e rëndësishme që t’i shpjegojmë opozitës në Greqi, si dhe qytetarëve të Republikës së Greqisë.
“Çdo marrëveshje ka aspirata përfundimtare jo vetëm të mënjanojë një problem të caktuar, por të jetë vegël për rritje të miqësisë midis dy popujve. Unë besoj se edhe ashtu do të pranohet nga të dyja palët. Kjo vetëm të jetë arsye që të rritet intensiteti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë nga çdo aspekt midis qytetarëve të RM-së dhe qytetarëve të Republikës së Greqisë”, tha Zaev.
Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, nga tubimi i mbrëmshëm para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kontestin e emrit me Greqinë, theksoi se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë një ndryshim të Kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues.
Ai akuzoi se bisedimet për emrin po zhvillohen në fshehtësi dhe në mënyrë jotransparente dhe informacioni rreth kursit të tyre ishte kryesisht nga mediat greke.