Kryeministri Zoran Zaev ka pritje pozitive nga takimi i sotëm i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë në të cilën, siç theksoi, pritet kujdes më i veçantë t’i kushtohet rritjes së masave për besimin mes dy shteteve. Beson se gjithçka që është në interes të të dy vendeve në pjesën e punëve të jashtme do të hapet si temë për bisedë.
“Çdo takim është mundësi për gjetje të zgjidhjes për zhbllokimin e proceseve tona drejtë integrimit të tërësishëm në NATO dhe Bashkimin Evropian. E di se çdo takim me motive miqësore mund t’i afrojë qëndrimet dhe të gjejmë zgjidhje që ky vend i vogël këtu në Ballkan, Republika jonë e Maqedonisë, përfundimisht pas aq viteve të ecë përpara”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas hapjes së konferencës për sfidat me punë të papaguara dhe pabarazi gjinore. Udhëzimet, të cilat ministri i Punëve të Jashtme i ka marrë nga Qeveria dhe Parlamenti, theksoi Zaev, janë të ngjashme me ato të dërguarat në ditët e fundit dhe beson se në këtë drejtim hapen perspektiva për negociata.
“Sot pritet kujdes i posaçëm t’i kushtohet rritjes së masave për besim mes dy vendeve, të intensifikohen dhe të shpresojmë se qytetarët do të ndjejnë edhe rezultate më konkrete. Besoj se tërë ajo që është në interes të të dy vendeve në pjesën e punëve të jashtme do të hapet si temë për bisedë. Vërtet pres perspektiva pozitive nga takimet e tilla”, deklaroi Zaev. Kryeministri tha se ka pritje pozitive edhe nga debati i sotëm i Parlamentit Evropian për rezolutën për Republikën e Maqedonisë, e cila ka të bëjë me raportin e Komisionit Evropian për vitin 2016, si dhe heqjen e rekomandimit të kushtëzuar.
“E dini se kemi rekomandim të kushtëzuar, hapi i parë i logjikshëm është të largohet kushtëzimi i rekomandimit, të mbijetoj rekomandimi, ndërsa dëshira jonë është të fillojmë negociata me BE-në. Shpresoj se kjo do të zhvillohet shpejtë, gjithsesi kjo varet nga reformat, por edhe nga fqinjët tanë, para se gjithash nga Greqia, por varet, siç e dini, edhe nga Bullgaria për shkak të marrëveshjes së panënshkruar në cilin drejtim punojmë, me qëllim që sa më shpejtë të mund të zhbllokohen proceset e tilla”, deklaroi Zaev. Ambienti, siç tha, është i shkëlqyer dhe krijon kushte thelbësore që të dërgojmë rezultate edhe ne deri te Bashkimi Evropian, edhe BE-ja deri te ne. Vërtet u inkurajuam nga takimet në të cilat morëm pjesë, që gjithsesi do të thotë obligime edhe këtu në Maqedoni. Duhet t’i ndihmojmë vetvetes, vendit tonë, qytetarëve tanë dhe t’i ndihmojmë BE-së që t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë, tha Zaev.
I pyetur nëse mendon se ka konflikt interesash në emërimin e Koço Angjushevit për zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, kryeministri Zaev tha se sipas tij nuk ka diçka të tillë, sepse e din cilat procedura juridike i ka ngritur Koço Angjushevi në pajtim me Ligjin dhe do t’ia len atij edhe t’i publikojë.Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se beson që në seancën e Qeverisë të enjten dhe të premten do të zgjidhen drejtorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Byrosë për Siguri Publike.