Pjesa e dytë e Marrëveshjes për zgjidhje të kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin parasheh intensifikim të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë nga çka benefite do të kenë afaristët nga të dy shtetet. Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin në Gjevgjeli me afaristët nga rajoni juglindor, Bullgaria dhe Greqia, ndërkaq në të cilin mori pjesë edhe ambasadori grek, Dimitris Janakakis.
“Ky rajon është shumë i rëndësishëm sepse seriozisht participon në BPV-në e përgjithshme, këmbimin tregtar, eksportin dhe importin që e ka Maqedonia. Potenciali të cilin e hapim pas referendumit të suksesshëm është akoma më i madh. Greqia është partnerja e dytë tregtare më e madhe e Maqedonisë, pas Gjermanisë. Mua më vjen shumë mirë që që në paralajmërim të implementim të Marrëveshjes tashmë numrat tregojnë ndjekje serioze nga ana e komunitetit afarist të trendit të rritjes së asaj miqësie dhe partneriteti. Shumë nga ndërmarrjet nga Maqedonia dhe Greqia janë partnere, me kapital të përzier, miqësia hapë perspektiva serioze”, nënvizoi Zaev.
Theksoi se në shtatë muajt e parë të këtij viti tregtia mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet 489 milionë euro për dallim nga më parë kur ushte 419 milionë euro.
Me projekt i cili do të sigurojë punë shtesë për kompanitë private, Zaev e përmendi marrëveshjen me Greqinë për gazifikimin e Rajonit juglindor, si dhe mjetet për bashkëpunim tejkufitar të siguruar nga BE-ja.
Ai përsëriti se Maqedonia nuk ka perspektivë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe në NATO, duke theksuar se me hapjen e vendkalimeve kufitare biznesmenëve nga rajoni do t’u hapet tregu evropian që do të sigurojë zhvillim ekonomik, të ardhura më të larta për qytetarët, investime më të mëdha dhe vende të reja të punës.
Ambasadori grek shfaqi bindje se bashkëpunimi i përbashkët mes dy vendeve do të intensifikohet edhe më tepër pasi që të realizohet Marrëveshja e nënshkruar në Prespë.
Në takim është biseduar për mënyrat konkrete për mbështetje të projekteve afariste dhe është prëshëdnetur nisma për bashkëpunim tejkufitar mes afaristëve nga Maqedonia dhe Greqia.
Përfaqqësuesit e komunitetit afarist, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, shprehën mbështetje për politikat reformuese në bujqësi, energji, mjedis jetësor, industri, infrastrukturë, investime, turizëm, tregti dhe trasnport.