Shkup, 15 korrik – Kryeministri Zoran Zaev është takuar me delegacionin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), përfaqësues të Sindikatës, anëtarë të LSM-së të udhëhequr nga kryetari Darko Dimovski.
Pres shërbimi qeveritar ka bërë të ditur se pjesëmarrësit në takim e kanë përshëndetur mbarëvajtjen e dialogut social mes Sindikatave, punëdhënëse dhe Qeverisë si forcë lëvizëse për rritjen e prosperitetit ekonomik dhe kanë konkluduar se nevojitet progres i mëtejmë.
“Kryeministri Zaev ka thënë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm në përcaktimet të jetë partner në dialogun social duke dhënë kontribut të rëndësishëm për avancimin e të drejtave të punëtorëve në bashkëpunim dhe raport partneriteti me Sindikatat dhe punëdhënësit. Në kuadër të takimit është hapur debat për situatat me të cilën përballen Sindikatat dhe është theksuar mbështetja e shtetit për marrëveshjet e përgjithshme kolektive për biznesin. Është folur për nevojën e pagesës së regresit për pushimin vjetor dhe administratën publike si dhe rritjen e pagave të të punësuarve”, thuhet në kumtesë.
Zaev mes tjerash ka thënë se roli i Sindikatave është që të jenë vigjilent në të drejtat e punëtorëve dhe ka nënvizuar se Qeveria punon edhe në masat e sigurisë më të madhe dhe përmirësimin e standardit jetësor të punëtorëve si partner në dialogun social bashkë me Sindikatën e punëdhënësve.(koha.mk)