Manastir, 11 maj – Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë vizitës së tij të sotme në Manastir theksoi se pret lajme të mira nga Athina dhe nga qëndrimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën ndërkombëtare që zhvillohet në afërsi të kryeqytetit të Greqisë.
Optimizmin, tha Zaev, e bazoj në argumente dhe në bazë të asaj që deri tani e arritëm.
“Jam i lumtur që mund të them se kemi sukses të cilin për 27 vite askush nuk e ka arritur, ndërsa plotësisht do të jem i lumtur nëse problemi zgjidhet, duke ruajtur dinjitetin dhe identitetin e popullit të Maqedonisë dhe shtetit. Kjo është shumë me rëndësi, sepse duhet të dihet se çfarë fitojmë, ndërsa fitojmë perspektivë, ardhmëri, listën e pronësisë, do të regjistrohemi në Kadastër Republika e Maqedonisë, do të fitojmë NATO dhe BE, qytetarët do të fitojnë më shumë para, stabilitet ekonomik. E gjithë kjo për mua është një akt patriotizmi, dhe unë besoj se të gjithë, së bashku, do të bëjmë hapin për të tejkaluar këtë çështje të hapur të cilën e ka vendi ynë, ndërsa më pas të përkushtohemi në perspektiva”, tha kryeministri Zaev në pres konferencë në Manastir.
Sipas kryeministrit Zaev, pritjet janë që të arrihet zgjidhje dhe, siç tha, pres që të kemi zgjidhje para se të vendos Këshilli Evropian, dhe ajo është fundi i qershorit, sepse atëherë do të jemi të sigurt se do të fitojmë datë për bisedime, ndërsa është e njohur nëse ftesa nga NATO është me automatizëm.
“Gjithçka vjen nga marrja e një vendimi para samitit të BE-së, i cili do të mbahet kah fundi i qershorit”, tha Zaev.