Shkup, 22 shtator – Kryeministri Zoran Zaev i dërgoi letër patriarkut ekumenik Bartolomeu në të cilën edhe njëherë kërkoi prej tij të angazhohet për njohjen e statusit autoqefal të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Patrikanës së Ohrit.
Zaev në letër e përkujton për takimin e tyre në Stamboll në të cilin ishte kërkuar asistencën dhe angazhimin e patriarkut ekumenik që Kisha Ortodokse e Maqedonisë – Patrikana e Ohrit të njihet si autoqefale dhe të pranohet në bashkësinë e kishave ortodokse.
Në letër theksohet se populli ortodoks në vendin tonë meriton pavarësinë kishtare të cilën e ëndërron për një shekull dhe se pret ta shohë Kishën Ortodokse të Maqedonisë – Patrikanën e Ohrit si autoqefale.
Para dy ditësh letër patriarkut ekumenik në të cilën kërkohej statusi autoqefal i KOM-PO dërgoi edhe presidenti Stevo Pendarovski.