Pelincë, 2 gusht – Patriotizëm është kur ua ndërton rrugën gjeneratave të ardhshme, duke krijuar shtet të njohur nga të gjithë, krenarë, të drejtë, të barabartë me të tjerët, shtet me të cilin qytetarët do të jenë krenarë. Guximi i luftëtarëve tanë të cilëve sot u përkulemi është motivi i cili na udhëheqë çdo ditë, për një shtet të drejtë para botës. Nuk ka mënyrë më të mirë që t’u shpaguhemi, përveç se me vazhdim të hapave të guximshëm. Ka ardhur koha që Maqedonia të bëjë histori, me përshpejtim të vazhdojë në rrugën drejt ardhmërisë më të ndritur. Përgjigjen e kësaj mundësie duhet ta japim bashkërisht, askush në vend nesh nuk do të sjellë vendim.
Ky është mesazhi që e dërgoi sot nga Pelinca kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin me rastin e shënimit të dy Ilindenëve.
Zaev apelon qytetarët që të dalin në referendum më 30 shtator dhe të thonë “po” për gjeneratat e ardhshme dhe për ardhmërinë e Maqedonisë, tha se Marrëveshja me Greqinë është patriotike dhe se me të ruhen identiteti, gjuha dhe shtetësia e Maqedonisë dhe bëri thirrje për unitet, në vend të ndarjeve.
“T’i ndërpresim të gjitha ndarjet, të bashkohemi brenda edhe me familjen evropiane që të kemi të nesërme. Para disa ditëve e konfirmuam datën për referendum – 30 shtatori. Kjo është dita e përcaktimit tonë të ri historik, dita kur do të sjellim vendim për ardhmërinë tonë si pjesë e familjes së BE-së dhe aleatit më të fuqishëm NATO-s. Secili prej nesh veçmas e ka mundësinë ta sjellë këtë vendim të madh. Tani është momenti. Popujt shtet-krijues njohin momente të tilla historike, në momente të tilla nuk qëndrohet në shtëpi, nuk heshtet, por mundësia duhet të shfrytëzohet me guxim, vendosmëri, dinjitet”, theksoi Zaev.
Ardhmëria, theksoi kryeministri, është zgjidhje e duhur, secili prej nesh është i obliguar ta ndërmerr përgjegjësinë për ardhmërinë e vet, ndërsa me këtë edhe për ardhmërinë e vendit të tij.
“Ju ftojë që të dëshmoni se askush nuk mund t’ju hamend që të përzgjidhni. Dilni dhe përzgjidhni. Përzgjedhja demokratike e qytetarëve duhet të respektohet, qëndrimi i tyre është përfundimtar. Jam i bindur se qytetarët do ta bëjnë përzgjedhjen e duhur, se do ta përzgjedhin rrugën e cila çon përpara. Askush nuk mund të na pengojë, jemi të vendosur që Maqedonia të arrijë sukses dhe do të arrijë”, nënvizoi kryeministri.
Sipas tij, mjaft ishte i robëruar shteti nga krimi, gjyqësia e korruptuar, mediat e blera, mafia politike.
“Mjaft është me mosrealizime, do të zgjedhim ardhmëri, koha është për ardhmëri në vend të mosrealizimeve. Më 30 shtator do t’i refuzojmë errësirën, krimin, pavarësinë dhe izolimin. Ju bëjë thirrje të gjithëve që të thoni me krenari ‘po’, të themi ‘po’ për stabilitet të garantuar dhe siguri nëpërmjet anëtarësimit në NATO, për identitet, gjuhë dhe kulturë të njohur dhe konfirmuar”, tha kryeministri Zoran Zaev nga Pelinca.
Manifestimi zyrtar në Pelincë filloi me intonacionin e himnit maqedonas dhe me vendosje të luleve në Qendrën memoriale. Me kryeministrin Zaev, në Pelincë janë edhe ministra qeveritarë, midis të cilëve ai i Punëve të Brendshme Oliver Spasovki dhe i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.