Shkup, 12 korrik – Më 15 korrik zgjedhim nëse bujqit do të marrin 200 milion euro në vit subvencione dhe mbështetje për zhvillimin rural, ose do të marrin premtime të rrejshme, manipulime dhe shantazhe me pagesën e subvencioneve. Më 15 korrik, ju të nderuar bujq vendosni nëse do të keni njëqind për qind naftë të gjelbër falas ose do të lejoni dikush nga VMRO-DPMNE ta shkel punën tuaj, siç bënte 11 vite të tëra, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në Konçe.
Ai theksoi se më 15 korrik sillet vendim për të ardhme personale ose për të ardhmen e atdheut.
Zaev shtoi se qytetarët duhet ta konfirmojnë vendimin e 15 korrikut dhe të dalin në zgjedhje korrekte, të lira, demokratike dhe të sigurta.
“Të mos lejojmë Mickoski dhe VMRO-DPMNE të na kthejnë prapa, por ende më mirë dhe më shumë të vazhdojmë përpara, drejt zhvillimit, drejt ekonomisë së re zhvillimore, drejt standartit më të lartë për bujqit, për rininë, për pensionistët”, porositi Zaev.
Potencoi se në Konçe janë realizuar shumë investime kapitale siç janë salla e re sportive, kopshti i fëmijëve, janë asfaltuar tetë kilometra rrugë, 10 rrugica…Me ndërtimin e rrugës eksprese rruga Radovish-Shtip, siç tha Zaev, do të lëshohet në përdorim deri në vitin 2021 dhe me fillim të ndërtimit të rrugës Konçe-Lipoviq-Riç, komuna Konçe do të hapet për zhvillim ende më dinamik.