Shkup, 25 qershor – Mbi 200 persona do të përfshijë “fshesa” e kryeministrit Zoran Zaev. Përveç ministrave, për të cilët që nesër Kuvendit duhet t’i shkarkojë dhe të votojë për propozimet e reja të kryeministrit, do të përfshijë zëvendësministra, drejtorë në nivel qendror, anëtarë të këshillave drejtues, këshilla mbikëqyrës, drejtorë në nivel lokal…
Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën e djeshme në TV Sitel, i cili vlerësoi se të mjaftueshme janë ndryshimet në vendet e ministrave në Qeveri dhe se vazhdon me ndryshime në vertikal, ndërsa pritet tërë procesi të përfundojë në fillim të korrikut, transmeton KOHA.
“Një pjesë e madhe e pakënaqësisë është koncentruar ndaj funksionarëve të lartë të cilët i quajtën edhe sherifë lokalë. Një pjesë e funksionarëve politikë të LSDM-së, ku përfunduan ndryshime të mëdha, duke filluar nga niveli më i ulët, gjegjësisht kryetarë të organizatave komunale, këshilla ekzekutivë, këshilli qendror ekzekutiv, një pjesë e nënkryetarëve janë të rinj ku jemi në fazë finale, vendet e drejtorëve janë ata ku prekin qytetarët dhe natyrisht nga vendet e ministrave dhe një pjesë e vendeve të zëvendësministrave, që do të ndodhin në periudhën që vijon. Qartë e thash mesazhin nga qytetarët ku shtrihet pakënaqësia dhe natyrisht u kam dhënë shans disa ministrave të cilët kanë kapacitet më të madh dhe mund ta tregojnë. Besoj se me sukses e përfundojmë këtë proces. Në fund do t’i presim edhe vendimet e ardhshme që do të ndodhin në vendet e drejtorëve në nivel qendror, në pjesën e këshillit drejtues, këshillave mbikëqyrës, në njësitë lokale, vendet e drejtorëve në nivel lokal. Komplet do të punohet për ndryshim gjithëpërfshirës politik dhe komunal në më shumë se 200 njerëz”, ka thënë kryeministri.
Për ndërrimin e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, potencoi se nuk është i kënaque nga puna e ministrit dhe se arsyeja e vetme është hyrja e tij në këtë Ministri.
“Bëhet fjalë për ministër dhe Ministri e cila i bën reformat më të mëdha dhe është e lidhur me reformat që kanë ndodhur në shtet ose definitivisht paraqet nga ata që kanë bërë më së shumti reforma. Kështu që falë kësaj Ministrie janë rritur pagat, është hequr taksa radiodifuzive dhe janë siguruar mjete financiare, përmes vetë Ministrisë janë dimensionuar politika të cilat kanë mundësuar ngritje të politikës sociale. Hyj në fazën e fundit unë personalisht si politikan i cili ka marrë mandat nga qytetarët i definuar përmes parlamentit për ta përbërë Qeverinë në realizimet përfundimtare të përcaktimeve programuese. Siç janë rritur ndihmesat sociale, besoj se vijojnë hapa shumë të guximshme, mjaftë vendimmarrëse për të cilat kam nderin dhe përgjegjësinë për t’i bartur unë dhe në hapa të tilla të guximshme të arrijmë efekte serioze në rritjen e pagës mesatare”, ka thënë kryeministri.
Ai shtoi se nëse performasat do të jenë mjaftë të mira do të sjell edhe vendime të guximshme edhe në pjesën e rritjes së pensioneve me target prej 1 janarit të vitit 2020, i cili, siç potencoi, definitivisht do të thotë ndjenjë e qytetarëve në përfitimet nga politikat e përgjithshme ekonomike.
Lidhur me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki i cili me rikonstruimin është propozim të jetë në krye të Ministrisë së re për Sistem politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, tha se punët janë zgjidhur përmes dialogut dhe se vendimi ishte i përbashkët që Duraki ta lëshojë resorin ekologji dhe të kalojë në ministrinë e re.
“Përmes bisedave i kemi zgjidhur punët. Nuk ka presion, Besimi është i madh. I përbashkët ishte vendimi që Sadulla Duraki ta braktisë ekologjinë. AI është figurë e lartë politike në BDI, përgjegjësia e një shoqërie për të gjithë është e të gjithëve. Kjo Ministri ishte vetvetiu e krijuar për të kaluar në një nivel të ri të jetesës dhe mbijetesë të Republikës së Maqedonisë së Veriut etnike në multietnike. Mjaftë ishte marrëveshja e Ohrit, maqedonas, shqiptarë…
Përmes kësaj ministrie të gjithë bëhemi qytetarë. Edhe ky kalim në atë nivel të lartë përfundimisht duhet të definohet nga më komunitetet më të vogla, jo vetëm nga komuniteti shqiptar. Në të do të marrin pjesë edhe komunitete tjera më të vogla. Nga komunitetet tjera më të vogla do të plotësohen vendi i zëvendësit dhe sekretari shtetëror”, tha Zaev dhe shtoi se pret që Duraki të japë kontribut, sepse ai është nënkryetar i BDI-së dhe kjo është baza se pse ai si përfaqësues politik i partisë më të madhe politike shqiptare në Qeveri e merr këtë përgjegjësi dhe ky është ambient komplet tjetër nga ajo që është ekologjia.
Në intervistën shfaqi shpresë se në tetor do të marrë datë për fillim të bisedimeve me BE-në.
“Më se i sigurt se vendimi i tetorit do të jetë vendim për marrje të datës për bisedime”, tha kryeministri.
“Tetori pas 15 viteve është përfundimisht marrja e datës për fillim të bisedimeve. Për mua është moment i papërsëritshëm, i çmuar, të cilën shoqëria jonë, shteti ynë, populli ynë duhet ta shfrytëzojë. Po vijnë kohëra të mira për të gjithë qytetarët në vendin tonë”, tha kryeministri dhe shtoi se me gjithë kredibilitetin e tij dhe me gjithë përgjegjësinë që të mbajmë leksion ekonomik besoj se këtë leksion do ta konfirmojnë përfundimisht qytetarët për shkak se viti 2020 është vit zgjedhor.
Lidhur me ndërrimin e kryetarit e Komunës së Shuto Orizares, kryeministri tha se nëse hetimi e konfirmon këtë duhet të mbajë përgjegjësi dhe se do të kërkojë dorëheqje.(koha.mk)