Shkup, 19 mars – Ish Kryeministei i vendit Zoran Zaev në emisionin ‘Click-plus’ në TV21 sonte e ka mbështetur kërkesën e Lëvizjes Besa, për prolongimin e pagesave të kredive dhe përmbaruesve.
“Banka popullore bashkë me bankat komerciale janë duke i harmonizuar çështjet teknike dhe mesiguri që ditëve në vijim do dalin me qendrim që për muajt prill, maj dhe qershor të prolongohet pagesa e kësteve të kredive. Poashtu qeveria tani ka mekanizma më të fuqishëm për vendimarrje dhe pritet që të urdherojë përmbaruesit që të shpallin moratorium të pagesave të detyrueshme përmes përmbarimit”, tha Zaev.
Dje, Besa nëpërmjet sekretarit gjeneral Arjanit Hoxha, shpalosi disa masa lehtësuese për qytetarët, ku njëra ndër to ishte edhe prolongimi i pagesave ndaj EVN-së, dhe kjo e fundit e pranoi kërkesën e Lëvizjes BESA.