Shkup, 17 qershor – Prespa është shembull i vërtetë i fuqisë së diplomacisë dhe dialogut. Se është model për shumë çështje të tjera të hapura. Çdo problem është i ndryshëm dhe specifik për këtë botë, por dialogu dhe diplomacia mbeten mënyra më e mirë për zgjidhjen e tyre, tha kryeministri Zoran Zaev tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidhi kontestin me Greqinë.
“Më 17 qershor të vitit 2018 në një nga zonat më të bukura të Evropës, në trekëndëshin e Liqeneve të Prespës, është nënshkruar Marrëveshja historike e Prespës. Me Marrëveshjen e Prespës, u zgjidh mosmarrëveshja gati tre dekadëshe me Greqinë, e cila kishte implikime serioze bilaterale, rajonale dhe multilaterale dhe të cilat bota i njohu si një problem të vështirë dhe të pazgjidhshëm, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Nënshkrimit të kësaj marrëveshje historike, thekson ai, i parapriu një proces përmes të cilit edukimi dhe ndërtimi i miqësisë midis dy vendeve ishte po aq i rëndësishëm sa zgjidhja për të cilën po përpiqeshim.
Sot, shton ai, kemi vetëm kontribute nga diferenca e zgjidhur.
“Më në fund kemi përfunduar kartën tonë të identitetit në KB. Përveç emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, për gjuhë qëndron: gjuhë maqedonase dhe për shtetësi: maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. “ani kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Greqinë dhe kemi kontribuar në forcimin e stabilitetit rajonal dhe inkurajimin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Zaev.
Sipas tij, Marrëveshja e Prespës, së bashku me Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë, e ka përshpejtuar integrimin tonë në NATO dhe larguan pengesat më të mëdha për integrimin tonë në BE.
Republika e Maqedonisë së Veriut, thekson ai, u bë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e NATO-s dhe më 14 qershor të këtij viti, shkroi një faqe tjetër të rëndësishme në historinë e saj moderne – krah për krah me aleatët e saj morën pjesë në krijimin e strategjive të aleancës për dekadën e ardhshme, NATO 2030.