Shkup, 4 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev i cili merr pjesë në Samitin e NATO-s në Londër, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp dhe me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është e garantuar me aleatë të këtillë. Të sigurt dhe stabil marrim pjesë në të gjitha proceset globale dhe demokratike të cilat botën e lëvizin përpara. Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30-të e NATO-s, kjo sjell prosperitet dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, për të gjithë fëmijët tanë”, ka shkruar Zaevi në Fejsbuk.