Shkup, 24 korrik – Atdheu ynë do t’ia dalë. Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Përgjithmonë do të jemi maqedonas dhe do të flasim në gjuhën maqedonase, porositi sot në mëngjes përmes Fejsbukut, kryeministri Zoran Zaev.
Porosia e Zaevit pason pas takimit të djeshëm të liderëve në të cilin nuk u arrit marrëveshja për referendumin.
Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni në takimin në Klubin e deputetëve u dakorduan për zgjedhjen e KSHZ-së, për Ligjin për financimin e partive politike dhe për qeveri teknike sipas Modelit të Përzhinës gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por nuk arritën të dakordohen për referendumin.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev pas sesionit të pasdites të takimit të liderëve deklaroi se nuk është arritur marrëveshje për referendumin për emrin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski. Deklaroi se Mickovski nuk dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s dhe se edhe krahas plotësimit të tre kërkesave të opozitës, edhe krahas dorës së shtrirë që ta bindin udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së të jemi të bashkuar në këto momente historike në realizimin e përcaktimeve strategjike të qytetarëve tanë, Mickovski është përpjekur të ikë nga referendumi.
Zaev paralajmëroi se referendumi do të zbatohet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës prej të cilës kërkohej t’i bëhet thirrje anëtarësisë së saj të mos e bojkotojë.