Demir Hisar, 25 shtator – Nga Amerika vij në Demir Hisar dhe do t’ju porosis, Maqedoninë e kthyem sërish në binarë, Maqedonia po shkon përpara! Do të ketë jetë edhe në nivel lokal, do të jetohet në çdo fshat dhe në çdo qytet”. Këtë e porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e parë në Demir Hisar prej ku karvani qendror i LSDM-së e filloi fushatën për zgjedhjet lokale. Treguam, shtoi Zaev, se qytetarët janë energjia jonë lëvizëse. “Treguam se Qeveria mund të jetë shërbyese dhe e kapshme për qytetarët. Paratë i kthejmë tek ju, qytetarë. Të vazhdojmë të punojmë së bashku në mënyrë që në çdo shtëpi të jenë të dukshme rezultatet nga ndryshimet”, tha lideri i LSDM-së. Zaev i sqaroi katër shtyllat në cilat mbështetet programi i LSDM-së, për komunat, ndërtim sipas planit, ujë i pastër dhe ajër i pastër, më shumë para tek qytetarët, komunë shërbyese dhe e hapur për të gjithë. “Këto nuk janë zgjedhje lokale të zakonshme në të cilat votohet vetëm për kryetarin e komunës dhe këshillin e komunave. Këto janë zgjedhje në të cilat vendosim se si do të vazhdojmë. Qytetarët tashmë zgjodhën liri, Maqedonia tashmë jeton erë të re të lirisë nga regjimi i Nikolla Gruevskit. Ju bëj thirrje më 15 tetor ta rrumbullakësoni numrin 19 për jetë në komunën Demir Hisar për të gjithë”, porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Karvani i LSDM-së sot, krahas Demir Hisarit, ishte edhe në mesin e qytetarëve të Resnjës, ndërkaq tubim qendror partia sonte duhet të mbajë në Manastir.