Shkup, 21 janar – Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për TKI në Qevero Vlladimir Cvetkoviq sot janë takuar me menaxheren e përgjithshme të Majkrosofit për 24 shtet të Evropës Qendrore dhe Lindore Anke den Auden.
Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ishte konkluduar se bashkëpunimi me këtë kompani të njohur kulmore dhe botërore do të thellohet edhe në atë drejtim që Majkrosofti paraqet partner serioz të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht në proceset e transformimit digjital dhe sigurimin e sigurisë kibernetike. Ishte biseduar, siç theksohet, të punohet në platformë të përbashkët që do të përfshihet në më shumë fusha, ndërsa qëllimi që duhet të arrihet është që qytetarët të ndjejnë përfitime të drejtpërdrejta nga digjitalizimi i proceseve dhe shërbimeve të caktuara.
“Me anëtarësimin tonë në NATO rritet nevoja, por edhe obligim i yni është të punojmë në rritjen e sigurisë të hapësirës kibernetike. Në këtë proces si kompani TI udhëheqëse në suaza botërore mund t’ia ofrojë Republikës së Maqedonisë”, porositi kryeministri Zaev.
Zaev, siç theksohet në kumtesë, i ka informuar menaxheren e përgjithshme dhe përfaqësuesit e kompanisë Majkrosoft se sivjet është planifikuar ulje e tatimit të fitimit për informatikën dhe teknologjitë informatike prej 10 në tre për qind dhe vlerësoi se kjo masë së bashku me anëtarësimin tonë në NATO do të paraqesë nxitje të mjaftueshme për kompanitë të sektorit TI që ta njohin Republikën e Maqedonisë si vend stabil dhe destinacion të biznesit afatgjatë dhe të realizojnë investime të reja në Republikën e Maqedonisë.