Shkup, 3 korrik – Tre vite investojmë aktivisht në zhvillim dhe avancim të infrastrukturës rrugore. Sot po ndërtohet si asnjëherë më parë, në tërë vendin, po ndërtohet intensivisht edhe në kohë të pandemisë në pajtim me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tek ura në lumin Vardar te vendbanimi Udovë, që ishte ripërtërirë në periudhën e kaluar.
Investimi në infrastrukturë, thotë ai, është investim në të ardhmen, investim në ndërlidhje më të mirë dhe më efikase, brenda në shtet dhe me shtetet fqinje.
Me mbi 91 milionë denarë, para nga mjete personale, theksoi ai, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore tërësisht e rikonstruuam këtë urë e cila tani është më e sigurt, më funksionale dhe siguron komunikacion më të shpejtë.
Shtoi se i zgjerojnë kapacitetet e korridoreve ndërkombëtare për ta përmirësuar ekonominë dhe ta përforcojnë edhe më shumë ndërlidhjen me fqinjët.
Sipas tij qasja e tyre është serioze, e ndershme dhe e përgjegjshme.
“Treguam se mundemi. Pas 15 korrikut do të tregojmë se mundemi edhe më mirë, mundemi edhe më shumë. Investuam edhe më shumë në infrastrukturë, në mënyrë që të kemi ndërlidhje edhe më të mirë”, theksoi Zaev.