Shkup, 22 korrik – Maqedonia e Veriut dhe Republika Popullore e Kinës kanë marrëdhënie të mira bilaterale, gjatë dy viteve të kaluara është vërejtur përparim në bashkëpunimin, posaçërisht në sferën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, u konkludua në takimin miqësor mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores të RP të Kinës, Jin Lisjen, e cila e përfundon mandatin në vend.
Nga pres shërbimi qeveritar kumtuan se në takimin janë përshëndetur angazhimet personale të kryeministrit për realizimin e ndërtimit të dy autostradave, me përkrahje kineze, Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.
U konstatua se kryeministri bën përpjekje të dukshme në zhvillimin ekonomik dhe në politikat sociale dhe se përmes politikave konstruktive, në nivel konkret kontribuon për të mirën e shtetit dhe për qytetarët.
“Jam i bindur se përmes procesit ’17+1′ vetëm do të përforcohet bashkëpunimi në planin ekonomik, i cili veçmë do të realizohet me hapjen për investime të reja kineze në vend, ndërsa rritet edhe këmbimi tregtar. Kjo është rezultat i dialogut të vendosur në nivel të lartë politik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës”, tha Zaevi, i cili vlerësoi se për këtë kontribut të madh ka bashkëpunimi i suksesshëm me ambasadoren e Kinës, Lisjen.