Kryeministri Zoran Zaev për nder të Ditë së Pavarësisë ka uruar qytetartë e vendit ku shkruan se liria dhe pavarësia kanë ngjyra të bukura
Më 8 shtator 1991, Dita e Pavarësisë na tregoi se liria dhe pavarësia kanë ngjyrat më të bukura, shkroi Kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social “Twitter”.
“Gëzimi, lumturia dhe bukuria që përmbushën atdheun tonë duhet të mbahet mend gjithnjë. Le të jetë e përjetshme Dita e Pavarësisë. Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Zaev.
Shumë parti politike dhe Presidenti Stevo Pendarovski sot kanë uruar Ditën e Pavarësisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut.