Shkup, 11 mars – Dialogu vazhdon, në takimin e sontëm u diskutua mbi dy tema – zgjedhjet presidenciale dhe ligjet e reformës, kështu deklaroi kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, raporton gazeta KOHA.
“Dialogu vazhdon. Për të gjitha elementet që janë të rëndësishme për zgjedhje të ndershme, ne jemi favorit, dhe për ne është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të jenë të lira dhe fer si kristali”, deklaroi pas takimit, Zoran Zaev, kryeministër dhe lider i LSDM-së, transmeton gazeta KOHA.
Sipas Zaevit, nëse kërkon opozita do të sigurohen edhe vëzhgues shtesë për zgjedhjet presidenciale në prill.
“Ne nuk duam të japim asnjë argument për parregullsitë para datës së bisedimeve me BE-në në korrik. Lidhur me ligjet e reformave, ligjiet e shërbimit të sigurisë dhe kundërzbulimit janë përfshirë edhe ekspertë të NATO-s, për këtë është e informuar edhe opzoita. Nga nesër, grupet e punës do të diskutojnë për ligjin për PSP-në. Ne mbetemi në pozicionin që ky ekip i PSP-së duhet të vazhdojë me punë. Pres që të ketë kushte që ligji të miratohet me konsensus. Nuk duhet të jemi rob të afateve, por deri në fund të marsit ne patjetër duhet që ti miratojmë ligjet”, theksoi Zaev, transmeton gazeta KOHA.
Ai potencoi se, Prokuroria do të luftojë korrupsionin pavarëisht se është limituar përdorimi i “bombave”. Zaev po ashtu njoftoi se në takimin me Mickoskin, fare nuk është biseduar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. (koha.mk)