Shtip, 10 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në periudhën e ardhshme nuk planifikohet miratim i një ligji për amnisti të përgjithshëm. Bisedohet vetëm për amnisti për ngjarjet më 27 prill në Kuvend, por, siç theksoi, duke i përjashtuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunë, organizim apo kanë qenë konceptuesit.
Ai konfirmoi se ka marrë letër nga të dënuarit nga Burgu në Idrizovë se do të mbajnë grevë urie, nëse aprovohet amnistia vetëm për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit, nga ana e trupit për pajtim.
“Bisedohet për Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prillit, por duke i përjashtuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunë, organizim apo kanë qenë konceptuesit e ngjarjeve të këtilla të tmerrshme. Maqedonia solli ligj për amnisti të përgjithshme, Parlamenti këtë e ka bërë para disa muajve.Nuk mundet asnjë shtet modern në çdo gjashtë apo nëntë muaj të miratojë Ligj për amnisti, Praktika në botë është që ligje të përgjithshme për amnisti të aprovohet në çdo katër deri tetë muaj. Kështu deri 30 për qind të asaj që është lejuar të amnistohet gjithkund në Evropë ka qenë e lejuar edhe në Maqedoni. Parlamenti e ka marrë vendimin përmes një ligji të ri për amnisti dhe kjo tashmë është zbatuar. Në periudhën e ardhshme nuk do të ketë Ligj të përgjithshëm për amnisti”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas debatit të përgjithshëm për ndryshimet kushtetuese, që u mbajt në Qendrën komunale multimediale “Kiro Gligorov” në Shtip.
I pyetur për atë sa deklaratat e tij për gjuhën maqedonase janë kontraproduktive për Marrëveshjen e Prespës dhe nëse ka njohuri se Greqia përgatit aneks të asaj pjesë të marrëveshjes, Zaev me përgjigje se nuk ka aneks marrëveshje të këtillë dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin grek Cipras.
Ai vërejti se në frymën e implementimit të Marrëveshjes do të ndërtohet miqësi mes dy vendeve, a jo miqësisë. Kryeministri i Maqedonisë beson tek kryeministri i Greqisë se do të plotësojë gjithçka që është kontraktuar në kuadër të Marrëveshjes së Prespës.