Tetovë, 13 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev në vigjilje të seancës qeveritare në Tetovë theksoi se për këtë garniturë politike më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve dhe prandaj me kujdes sillet ndonjë vendim kur në pyetje janë sferat e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Ai tha se Qeveria do ta ndalojë një pjesë të vendimeve që të ndërtohen hidrocentrale të vogla nëse kjo ndikon ndaj ekologjisë dhe shëndetit të njerëzve, njofton KOHA.
“Në të gjitha parqet kombëtare dhe rajonet e mbrojtura nuk miratojmë lokacione madje edhe aty ku kanë filluar iniciativa që të mbrohen disa rajone të caktuara. Le të hapen të gjitha çështjet nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne se shëndeti. Nëse duhet gjatë tre viteve të ardhshme të ndërtohen 20-30 hidrocentrale të vogla, le të ndërtohen 10-15, por le të mbrohet aspekti ekologjik. Hidrocentralet e vogla nëse janë me resurse të sigurta ekologjike ato janë prodhuese edhe të energjisë elektrike ekologjike pasi uji është burim i pashtershëm dhe nuk dëmtohet, pastaj vazhdon ta rrotullojë turbinën që prodhon energji që do të thotë ulje e thëngjillit. Jemi transparentë dhe gjithmonë reagojmë me institucionet”, tha Zaev.
Për protestat e anëtarëve të partive Aleanca për Shqiptarët, Besa dhe VMRO-DPMNE para godinës së komunës në Tetovës për shkak të masave të pa ndërmarra Zaev theksoi se ka të drejtë shprehjeje, ndërsa dha edhe shembuj të punës së kryer.
“Liria e protestës është e drejtë demokratike e lartë. Jemi transparentë, por le të bëjmë edhe rekapitularin. 11 vite ishin në pushtet nuk bënë asgjë. I gjetëm vetëm 10 milionë euro. Në vend të përmendoreve po bëjmë edhe gazifikim. E dimë se mbyllja e Jugohromit do të na kushtojë vota, por nuk do të punojë derisa nuk i vendos filtrat, të gjithë e thithim ajrin e njëjtë. I caktuam 15 milionë euro për të pasur sukses në luftën kundër ndotjes së ajrit. Çështjet do t’i zgjidhim së bashku edhe pushteti qendror edhe ai lokal”, theksoi Zaev. (koha.mk)