Kryeministri Zoran Zaev thotë se bisedimet për Ligjin e ri për prokurorinë publike me të cilin zgjidhet edhe e ardhmja e PSP-së nuk është pazar për krim, transmeton koha.mk.
Në prag të bisedimeve që do t’i kenë grupet punuese, ai thotë se e vetmja gjë që e ka të njohur nga qëndrimet e Hristian Mickoskit është ajo se nuk i pëlqen Katica Janeva dhe ekipi i saj.
Kishte komente edhe për kërkesën e opozitës, që prokurori republikan të zgjidhet sipas propozimit të saj.
“Kush jam unë dhe kush është Hristian Mickoski të themi se cilët prokurorë duhet të zgjidhen, dhe cilët jo, kur ka Këshill të Prokurorëve publikë dhe atje bëhet zgjedhja”, është shprehur Zaev. (koha.mk)