T’ia shtrojnë dorën secilit, mjaftë me ndarje, tha në fjalimin para selisë së LSDM-së kryeministri Zoran Zaev pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Kuvend. “E kam nderin të udhëheq një Qeveri të re çlirimtare reformiste”, tha Zaev. Duke theksuar se populli pret shumë nga Qeveria e re, ministrave të zgjedhur në kabinetin e tij u porositi të kenë kujdes për qytetarët dhe të jenë servis i tyre.
“Do të ketë sukses nëse kemi mirëkuptim mes vete, nëse ia shtrojmë dorën njëri tjetrit, me të gjitha dallimet në këtë Maqedoni tonë të larme, pasi nuk kemi atdhe tjetër. Apeloj deri te ata me funksionet më të larta, deri te ata menjëherë pas tyre dhe deri te ata në funksionet më të ulta që të kujdesen për qytetarët, se do të ketë dorëheqje dhe shkarkime. Të jeni servis për qytetarët”, tha Zaev.
Sot në parlament, vlerësoi ai, u votua një ekip i shkëlqyer. “Ndoshta nuk është më i miri, ka edhe më të mirë dhe më të dobët. Por dolëm me zgjedhje të njerëzve të cilët luftuan krah për krahu me ne. Të hapim punë për të rinjtë, të gjejmë ekzistencë për ata të cilët jetojnë më vështirë”, tha kryeministri Zaev. Ai shtoi se janë më ndryshe se ata qe deri tani e kanë udhëhequr Maqedoninë. “Ne jemi qytetarët e vërtetë të Republikës së Maqedonisë. Të ndalet urrejtja dhe ndarjet në vendin tonë. Vjen koha e re dhe jetë për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.