Shkup, 15 prill – Mbështetje e pa rezervë për përforcimin e partneritetit ekonomik me qëllim që të krijohen kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht për gjeneratën e re si dhe vullneti, frytet nga miqësia e shprehur e sinqertë nga të dyja palët të përdoret për afrim të të dyja vendeve, për rritje dhe zhvillim të përbashkët, si shembull për bashkëpunim i dy vendeve fqinje në gjithë rajonin, njofton Koha.
Kjo ishte theksuar në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për diasporën greke Terens Nikollaos Kuik i cili po qëndron për vizitë dyditore në vendin tonë, bënë të ditur nga pres shërbimi qeveritar.
Në takimin, në të cilin kryeministri Zaev ishte i shoqëruar nga ministri përgjegjës për Diasporën Edmond Ademi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski e që kaloi në atmosferë miqësore, ishte shprehur kënaqësi nga zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve fqinje, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me çka, u hap e ardhme për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Me mikun tim, kryeministrin grek Aleksis Cipras, treguam se para nesh, qëndrojnë mundësi të hapura për bashkëpunim dhe se interesat e përbashkëta mund t’i përdorim për bashkëpunim pozitiv, që t’i kompensojmë vitet e humbura. Me vullnetin tonë të përbashkët politik tregojmë dhe tashmë ndjejmë se është i mundur bashkëpunim i shkëlqyer ekonomik dhe tregtar mes vendeve tona fqinje, si dhe bashkëpunim në sferën e turizmit, arsimit, kulturës dhe sportit”, tha kryeministri Zaev.
Gjithashtu, në takim ishte potencuar edhe rëndësia e Planit Aksional, i cili ishte nënshkruar nga ana e kryeministrave Zaev dhe Cipras, gjatë vizitës së para pak kohësh të delegacionit të Qeverisë greke në vendin tonë, me të cilin rregullohen të gjitha aktivitetet të cilat mbulojnë marrëveshje për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mbrojtje, energjetikë, transport, bujqësi, shëndetësi, si dhe asistim të Greqisë në procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, bëhet e ditur në kumtesë. (koha.mk)