Shkup, 16 korrik – Kryeministri Zoran Zaev sot në një intervistë për MIA-n ju bëri thirrje të gjithë të ftuarve, në mesin e të cilëve edhe liderit të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski të marrë pjesë në takimin e liderëve, të cilin e caktoi për të premten.
Mickoski sot në konferencën për shtyp tha se nuk sheh arsye të marrë pjesë në takimin e liderëve, nëse në të nuk bisedohet për zgjedhje të parakohshme.
Zaev theksoi se tashmë i ka nominuar temat se është i hapur për tema të tjera, të propozohen prej partive politike.
“Të mos shohësh arsye se pse të mos vish në takimin e liderëve ku do të flitet për PP, ndërsa flet për qeverisjen e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e tregon të kundërtën. Ai nuk është për qeverisjen e së drejtës dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne dëshmojmë pacënueshmëri në pavarësinë e organeve të pavarura siç është PP dhe gjyqësia. Kjo ndodhë, kjo është përditshmëria jonë. Nuk shoh se pse ai nuk do të kishte arsye të organizojmë regjistrim në vendin tonë pasi partia e tij derisa ishte në pushtet e bëri vendin tonë të jetë prej vendeve të rralla së bashku me Somalinë dhe nuk e di se cilat, të mos ketë regjistrim”, theksoi Zaev.