Shkup, 19 qershor – Në Këshillin ministror me shkrim morëm garanci formale juridike se jo më vonë se në tetor do të marrim datë për fillimin e negociatave. Nuk ka mundësi të merret vendim i tillë pa u pajtuar të gjitha vendet, gjë që do të thotë se ka vendim konsensual, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
“Konkluzioni është porosi serioze dhe garanci absolute, e cila për mua ishte e domosdoshme, e besoj edhe për të gjithë qytetarët. Kuptoj se ka pasur zgjedhje për Parlamentin evropian dhe se secilit Parlamenti i duhet kohë adekuate për parashtrimin e materialeve që t’i shqyrtojnë dhe të marrin vendim. E kuptoj Bundestagun dhe parlamentet tjerë për këtë punë, por me rëndësi ishte të marrim konkluzion, i cili është garanci serioze për të gjithë ne. Besoj se nesër ose pasnesër do të konfirmohet edhe nga Këshillit evropian dhe tetori të jetë tetor”, tha Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Ai potencoi se të gjithë pozitivisht u prononcuan për Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi rekomandim të pakushtëzuar, përfundim të targetit për reforma që e kemi marrë, janë realizuar Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë…
“Pritjet tona janë që deri në dhjetor të hapen kapitujt dhe të fillojnë negociatat me BE-në. Garanci më të mirë për ne do të ishte nëse data ndodhte në qershor, por konkluzioni i tillë garanton se kjo do të ndodh në tetor dhe besoj se kjo është porosi për të gjithë ne që seriozisht të punojmë dhe të vazhdojmë me reformat për avancimin e përformansave të përgjithshme të vendit tonë”, tha Zaev.
Potencoi se miratimi i Ligjit për Prokurori publike nuk vendoset si kusht nga BE-ja, por shtoi se prej aty na porosisin se është mirë për shtetin që të miratojmë.
“Apeloj që të miratohet ligji, Besoj se do të bëhet tentim që gjatë verës Parlamenti të marrë vendim pozitiv. Jam në dispozicion që t’i vazhdoj proceset e bisedave”, tha Zaev.
Sipas tij, nëse parlamentet e të gjitha vendeve-anëtare të NATO-s arrijnë në dhjetor me ratifikimin e protokollit paraqasës dhe regjistrimin në Uashington, do të na pret një vit historik për vendin, pasi do të plotësohen dy qëllimet strategjike – anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në pas pritjes prej 15 viteve.
Sipas burimeve nga Qeveria, asnjë shtet nuk ka shprehur dyshim se RMV i ka plotësuar të gjitha detyrat. Holanda ka shprehur pritje që të miratohet Ligji për prokurori publike, por pa qëndrim negativ dhe në pajtim me fillimin e negociatave këtë vit. Më së shumti për ne kanë “luftuar” Greqia, Austria, Sllovenia, Luksemburgu, Hungaria, Rumania, Malta, shtetet baltike dhe Han. Bullgaria ka qenë tejet pozitive, Franca e përmbajtur me kërkesë për më shumë kohë për vendim për të dy shtetet. Në fund, konkluzioni është miratuar me konsensus, të gjitha janë PËR vendim pozitiv në tetor dhe fillim të negociatave deri në fund të vitit. Të gjitha shtetet u pajtuan që ta plotësojnë konkluzionin me njohje të posaçme për Marrëveshjen nga Prespa dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe i kanë përshëndetur dhe konfirmuar rezultatet nga reformat. Të gjithë janë obliguar që të merret vendim i qartë dhe thelbësor në tetor.