Shkup, 17 korrik – Komuna e Ohrit të procedurojë në pajtim me dispozitat ligjore me ndërtimin pa leje në qendër të këshilltarit të komunës, rekomandon kryeministri Zoran Zaev dhe paralajmëroi se nëse nuk procedurohet në pajtim me ligjin administratës lokale do t’i hiqen të gjitha kompetencat, njofton Koha.mk
“Ligji duhet të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Kështu që apeloj tek të gjithë qytetarët, por edhe tek këshilltari i nderuar zoti Nefi që t’i prishë të gjitha ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen,respektivisht që nuk kanë asnjë të drejtë për legalizim, sepse në të kundërtën do t’i heqë vetë shteti. Do t’i heqim sepse me këtë kanoset Ohri me UNESKO-n, sepse reagojnë qytetarët, sepse nuk është e drejtë”, theksoi kryeministri.
Ai tha se ndërtimet pa leje duhet që të prishen dhe se nuk mund të legalizohen me ligj.
“Duhet të prishen, ndërsa një arsye ekstra është edhe UNESKO. Besoj se edhe në këtë rast do të tregojmë, se çfarë nënkupton respektimi i ligjit dhe mbizotërimi i të drejtës”, deklaroi kryeministri në pres konferencën në Qeveri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Theksoi se tashmë ka biseduar me kryetarin e komunës së Ohrit dhe se pret që të procedurohet konform ligjit.
“Nuk pres asgjë më tepër, as më shumë e as më pak, as muskuj e as forcë. Vetëm të procedurohet sipas ligjit për secilin. Nëse nuk procedurohet paralajmëroj marrjen e kompetencave, ashtu siç e kam paralajmëruar edhe zotin Merko për procedura të caktuara”, tha kryeministri.
Ai shtoi se procedura është shumë e qartë e cila është parashtruar edhe me shkrim dhe nëse nuk procedurohet merren kompetencat dhe atëherë proceduron shteti. (koha.mk)