Shkup, 19 nëntor – Gjendja aktuale politike në vendin tonë në prag të zgjedhjeve ishte tema e takimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me shefin e Misionit të OSBE-së në vend, ambasadorit Klemens Koja, transmeton gazeta KOHA.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në takim u përshëndetën politikat e Një shoqërie për të gjithë në vend, si koncept integrues me të cilin Republika e Maqedonisë së veriut siguron mundësi të barabarta për të gjithë dhe kontribuon në stabilitetin vendor, e me atë edhe në stabilitetin në rajon. Është shprehur edhe mbështetje për përparimin e vendit në reforma, në marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për përcaktimin euroatlantik të vendit tonë.
“Punojmë në procesin reformues, në kohezionin ndëretnik dhe në marrëdhënie miqësore me fqinjët dhe në rajon. Jemi të fokusuar proevropianë sepse ai është qëllimi strategjik për vendin, së bashku me anëtarësimin në NATO. Përcaktimi i këtillë tashmë i jep rezultatet e para zhvillimore ekonomike me ndikim të drejtpërdrejtë ndaj përmirësimit të jetës së qytetarëve. jemi të vetëdijshëm se ka akoma shumë për t’u bërë, por mu për atë shkak konsiderojmë se integrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nuk kanë alternativë. Ne jemi Qeveri përgjegjëse dhe punojmë në drejtim të përforcimit të stabilitetit në shtet dhe në rajon”, tha ministri Zaev.
Në takim është potencuar rëndësia e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. (koha.mk)