Kryeministri i vendit Zoran Zaev thotë se është koha për të mbajtur takim liderësh. Zaev shprehet se takimi i liderëve është i rëndësishëm për shumë çështje dhe se kjo gjë do t’i ndihmonte vendit, njofton gazeta KOHA.
‘’Kuptohet është koha të mbajmë takim liderësh. Një për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese në Kuvend, e dyta zgjedhjet presidenciale që pasojnë. E treta, ia vlen të diskutohet për çfarëdo çështje të hapur. Unë çdoherë i jap shans dialogut. Dialogu i ndihmon vendit tonë për të gjitha çështjet e hapura. Besoj se në kohë të shpejtë do të mbahet takimi i liderëve. Bashkë do të adaptohemi, që të mund të mbajmë atë takim liderësh’’, u shpreh Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.(koha.mk)