Zaev-Knajsëll: Interes për investime të reja austriake në Maqedoni

Shkup, 27 mars – Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski, sot u takua me Karin Knajsëll, ministre austriake për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme, e shoqëruar nga Renate Kolber ambasadore e Austrisë në Maqedoni.

Në takim, siç njoftoi pres-shërbimi, janë potencuar relacionet e mira midis dy shteteve në plan politik dhe ekonomik dhe është shprehur bindje e përbashkët se është hapur hapësirë për thellim të bashkëpunimit bilateral në të gjithë sferat.

Knajsëll transmetoi se janë shënuar ndryshime në shtet në drejtim të tejkalimit të rreziqeve financiare dhe krijim të kushteve për parashikim fiskal, pas krizës politike vitin e kaluar dhe se ekziston motiv tek bashkësia afariste në Austri, për investime të reja dhe hapje të vendeve të reja të punës në Maqedoni.

Theksoi se Austria i mbështet integrimet e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe se fokusi i kryesimit të ardhshëm austriak do të jetë drejt lëvizjes së shteteve të rajonit në këtë rrugë. Është theksuar se Austria tek Ballkani Perëndimor shikon si tek një pjesë të Evropës dhe se në këtë drejtim është e rëndësishme lidhja midis shteteve dhe reformave që i bëjnë.

“Maqedonia hapi proces efikas reformues që ta përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve duke i zbatuar vlerat evropiane dhe politikat  fqinjësisë së mirë, që e tregojnë Marrëveshja me Bullgarinë dhe bisedimet që po zhvillohen në nivel dinjitoz me Greqinë. Maqedonia dhe gjashtë shtete nga Ballkani Perëndimor janë të përkushtuara në lidhjen e ndërsjellë dhe të zgjidhjes miqësore të çështjeve bilaterale. Secili nga shtetet e meriton shansin e vet në rrugën euro-integruese. E respektojmë shumë mbështetjen nga Republika e Austrisë, e cila është një prej investuesve më të mëdhenj në Maqedoni dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë shpreh falënderim për mbështetjen që e kemi në realizimin e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimi në BE”, tha kryeministri Zaev.

Në takim është theksuar bashkëpunimi i mirë midis përfaqësuesve policorë posaçërisht në kufi për tejkalim të sfidave nga kriza e emigrantëve. Gjithashtu si hap pozitiv është vlerësuar në zhvillimin e bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe bashkëpunimin e paralajmëruar interparlamentar.

Zaev, përmes ministres për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, i dërgoi ftesë për vizitë zyrtare në Maqedoni, kancelarit austriak Sebastian Kurc.